Filmat që kryesojnë në nominimet për Oscar 2019

Filmat që kryesojnë në nominimet për Oscar 2019

22 janar 2019 21:28

“Roma” dhe “Favourite” kryesojnë listën e nominimeve për Oscar 2019, me nga 10 të tilla, përfshirë edhe përzgjedhjen në garën për “Filmin më të mirë”.

Për statujën e artë që do të jepet më 24 shkurt në Los Angeles konkurrojnë edhe filmat “A Star Is Born” dhe “ Bohemian Rapsohdy”.

Nominimet për OSCAR

Akademia e çmimeve Oscar në Los Angeles, ka shpallur zyrtarisht nominimet për Statujën e artë, në edicionin e 91-të.

“Roma”, drama e regjisorit Alfonso Cuaron dhe “The Favourite”, një komedi/dramë për gratë, dominojnë listën e nominimeve Oscar, me nga 10 secila, përfshirë kategorinë për “Filmin Më Të Mirë”.

Pas tyre me 8 nominime, renditet filmi “A Star Is Born” me debutimin e Bradley Cooperit dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga.

“Vice” një film biografik për Dick Cheney, gjithashtu është nominuar plot 8 herë. Pas tij, vjen “Black Panther” me 7 nominime, si filmi i parë me superheronj që është nominuar në kategorinë “Filmi Më i Mirë”.

Renditja vijon me dramën e Spike Lee “Blackklansman” me 6 nominime, “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” me nga 5 të tilla si dhe “First Man” dhe “Mary Popins Returns” me 4 nominime.

Në garë për filmin më të mirë, janë filmat: “Black Panther”, “BlacKkKlansman”, “Bohemian Rhapsody”, “The Favourite”, “Green Book”, “Roma”, “A Star Is Born” dhe “Vice”.

Ndërsa trofeu për aktorin më të mirë, do të ndahet mes Christian Bale, Bradley Cooper, Willem Dafoe, Rami Malek, Viggo Mortensen.

Të nominuara në kategorinë e aktores më të mirë janë: Yalitza Aparicio, Glenn Close,Lady Gaga, Olivia Colman, Melissa McCarthy.

Aktori Richard E Grant ka marrë nominimin e tij të parë OSCAR për aktorin më të mirë mbështetës për rolin e tij në filmin “Can You Ever Forgive Me”.

Nominimet për Oscar 2019, u shpallën nga aktorja Tracee Ellis ros dhe Kumail Nanjiani ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 24 shkurt në teatrin “Dolby” në Hollywood.

Këto janë filmat me më shumë nominime:

10 - The Favourite, Roma

8 - A Star Is Born, Vice

7 - Black Panther

6 - BlacKkKlansman

5 - Bohemian Rhapsody, Green Book

4 - First Man, Mary Poppins Returns/oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme