Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“140 vjet nga dëbimi i shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit” kundër harresës

Fotografi nga arkivat dhe aso të ditëve të sotme, kopje tapish, dokumente e materiale të ndryshme dëshmojnë gjenocidin që xhandarmëria serbo-ruse kreu ndaj shqiptarëve.

Në fundin e vitit 1877 dhe fillimin e vitit 1878 do të ndodhte një prej krimeve më të ashpra, kur sipas disa shënimeve u dëbuan rreth 300 mijë shqiptarë nga trojet e tyre.

Si rezultat i këtij spastrimi etnik, u zbrazën 746 fshatra dhe qytete si Nishi, Prokupla, Leskoci e Vraja, shkruan sot “Koha Ditore”. Ata që ikën u strehuan nëpër vendet përreth, ndërsa ata që mbetën u asimiluan. Shumica prej atyre vendeve ishin mbi 70 për qind të banuara me shqiptarë. Sot s’ka më gjurmë të tyre, pos disa toponimeve që ende i kanë shpëtuar kohës ndonëse me shtrembërime sllave.

Krimi ndaj muhaxhirëve, është përkujtuar nga Shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve Mbarëkombëtarë. Në ekspozitën “140 vjet nga dëbimi i shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit”, e hapur të hënën në Muzeun Kombëtar të Kosovës, janë paraqitur tri periudha.

Përmes fotografive të mbledhura nga arkiva personale, që i janë dhuruar shoqatës paraqitet periudha e parë, ajo e vitit 1877, në kohën kur nisi dëbimi i shqiptarëve. Periudha e dytë sjell tapitë, dokumentet, librat dhe materiale të tjera që dëshmojnë se tokat e caktuara i kanë takuar familjeve shqiptare. Ato janë të shkruara në osmanishte. Ndërsa, periudha e tretë sjell fotografi që paraqesin fshatrat se si duken sot.

Edhe Muhaxhirët kërkojnë zyrë në Qeveri për ta dëshmuar gjenocidin Arbëri Muhaxhirët kërkojnë zyrë në Qeveri për ta dëshmuar gjenocidin

Ekspozitën, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Zyra e kryeministrit të Kosovës, e ndihmuan me materiale e fotografi shoqata e historianëve “Herodoti”, Muhamed Jashari, Selim Dragobuzhda, ndërsa e përgatitën Dibran Fylli e Asllan Qyqalla... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.