Kulturë

Masakra që zgjoi botën

Masakra që zgjoi botën
Foto: Alban Bujari

Qetësia ka mbisunduar të premten në luginë dhe shpateve të fshatit të mbuluar nga dëbora. Krismat do të zgjonin të madh e të vogël të premten e 15 janarit 1999, kur toka e thatë do të njomej me gjakun 44 civilëve të masakruar në Reçak. Edhe tabelat bardhekaltër të rrugëve u ngjallin banorëve dhe vizitorëve kujtimet e tmerrit dhe krenarisë. “Baza e UÇK-së”, “10 Qershori” janë vetëm disa prej emërtimeve të rrugëve që gjarpërojnë shpatinave prej rrugës kryesore, “15 Janari”, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo përshkon luginën që merr formën e një hajmalie të përthyer teksa zgjatet në brendësi të fshatit. Reçaku do të rrokte brenda ditës vëmendjen e botës mbarë pas masakrës së kryer nga forcat e Slobodan Milosheviqit, që mediat ndërkombëtare do t’i referoheshin edhe si “Kasapi i Ballkanit”.