More Raça në “Berlinale Talents” pret përkrahje për projektet e reja

More Raça në “Berlinale Talents” pret përkrahje për projektet e reja

Elvira Berisha Elvira Berisha 09 janar 2019 12:01

Prishtinë,9 janar − Shkurti do të jetë muaj i kthesave të mëdha në karrierën e filmbërëses së re More Raça, e cila do t’i nisë xhirimet e filmit të gjatë debutues, duke synuar të hapë dyer të reja me prezantimin në “Berlinale Talents”. Festivali i njohur i filmit të martën ka zbuluar listën me emrat e pjesëmarrësve në seksionin që titullohet “Talentet e Berlinales” dhe Raça është e vetmja shqiptare e përfshirë në mesin e 250-ve.

“Profesionistë të filmit nga 77 vende do të mblidhen në ‘Berlinale Talents’ për të shkëmbyer ide, për të vënë kontakte dhe për të zhvilluar tutje projektet e tyre më të reja. Grupi i sivjetmë përbëhet nga 141 femra dhe 109 meshkuj dhe është ekstremisht divers në aspekt social, kulturor dhe artistik”, është shkruar në komunikatën e publikuar në uebfaqen e Festivalit të Filmit në Berlin. Edicioni i 69-të me radhë i “Berlinales” do të mbahet prej 7 deri më 17 shkurt.

“Në ‘Berlinale Talents’ jam përzgjedhur si regjisore, nga rreth 4 mijë aplikues. Kisha nderin të jem pjesë e dhjetëra regjisorëve të përzgjedhur. ‘Berlinale Talents’ është një event shumë i rëndësishëm për kineastët e mbarë botës dhe aty do të kem mundësinë të jem pjesë e punëtorive dhe ta prezantoj punën time”, ka thënë Raça.

(Gjerësisht, sot në "KOhën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme