Kulturë

Saimir Pirgu, pjesë e operës “Një ballo me maska” në Itali

Saimir Pirgu, pjesë e operës “Një ballo me maska” në Itali
 

Tiranë, 8 janar – “Një ballo me maska” e Xhuzepe Verdit do ta nisë sezonin lirik 2019 në Teatrin Regio di Parma në Itali në 12 janar, në orën 20:00, me rastin e 100-vjetorit verdian të vitit 1913-të, bën të ditur atsh.

Një nga protagonistët e mbrëmjes do të jetë edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu. Opera “Një ballo me maska” i është kushtuar muzikantit milanez Marcello Conati i ndarë nga jeta gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas.