Kulturë

“Martesa” në mesin e 14 filmave më të mirë në botë për komunitetin LGBTI

“Martesa” në mesin e 14 filmave më të mirë në botë për komunitetin LGBTI

“Martesa” nga Kosova është përfshirë në mesin e 14 filmave më të mirë të vitit 2018 nga krejt bota, që u dedikohen komunitetit LGBTI. Filmi i regjisores Blerta Zeqiri, bashkëfinancim i Qendrës Kinematografike të Kosovës, me këtë lajm të publikuar në “indiewire.com”, e ka përmbyllur një vit të suksesshëm, shkruan sot Koha Ditore.

“Martesa” ishte propozimi i Kosovës për çmimin prestigjioz kinematografik dhe sado që nuk hyri në listën e ngushtë me propozimet për nominim, gjatë gjithë vitit është shfaqur gjithandej botës dhe ka marrë vlerësime të shumta nga kritika botërore.