QKK sjellë ekspertët e njohur të filmit në Kosovë

QKK sjellë ekspertët e njohur të filmit në Kosovë

24 December 2018 15:10

Qendra Kinematografike e Kosovës në partneritet me EAVEpo organizon një punëtori katër-ditore (10-13 janar) për zhvillimin e projekteve filmike në Kosovë për producentët dhe skenaristët e 9 projekteve të filmave të metrazheve të gjata me potencial ndërkombëtar të bashkëprodhimit.

Qëllimi i kësaj punëtorie është zhvillimi i skenarëve dhe përmirësimi i aftësive të bashkëprodhimit të pjesëmarrësve, duke siguruar mjetet e nevojshme për të pasur sukses në tregun ndërkombëtar.

Punëtoria udhëhiqet nga ekspertët experti i skenarit Jacques Achoti nga Franca, ekspertja e produksioniot Rashanak Behesht Nedjad nga Gjermania dhe agjenti i shitjes Gabor Greiner nga Gjermania të cilët do të kombinojë përvojën e EAVE në trajnimin dhe krijimin e rrjetit ndërkombëtar me një qasje të krijuar për producentët kosovarë dhe nevojat specifike të secilit projekt.

Punëtoria do të përbëhet nga Ligjëratat nga ekspertët, seancat e punës në grupe dhe takime individuale për pjesëmarrësit-producentë dhe ekipet e tyre krijuese, projektet e pjesemarrese nga Kosova janë ‘lëkura e Krokodillit’ nga Ilirjan Himaj, ‘Dëbora’ nga Arlinda Morina, ‘Heshtja e Sirenave’ nga Gazmend Nela, ‘Hunting Bears’ nga Edon Rizvanolli, ‘The Tiny Walkers’ nga Jeton Kulinxha, ‘Njeriu me Valixhen Vjollce’ nga Edin Alija, ‘Tifozi i Jugosllavisë’ nga Arian Krasniqi, ‘Ikja’ nga Artur Tahiraj dhe ‘Hotel Slavia’ nga Besart Sllamniku.

Ligjëratat do të trajtojë tema si: Realizimi i Skenarit, Roli i Producentit, Shitjet, Shpërndarja dhe Tregu Ndërkombëtar.

Gjatë sesioneve intensive të punës dhe takimeve individuale të ekspertëve dhe pjesëmarrësve të EAVE-s, do të punohet së bashku në shkrimin dhe zhvillimin e skenarit, analiza strukturore / dramaturgji, marrëdhënia producent-skenarist / producent-regjisor, buxhetim dhe menaxhim financiar, ndërgjegjësimin e tregut dhe audiencës, shitjet dhe shpërndarjen duke përfshirë parimet themelore të këtyre praktikave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme