Kulturë

Artistja e së nesërmes përballë pikëpyetjeve për identitetin e lirinë

Artistja e së nesërmes përballë pikëpyetjeve për identitetin e lirinë
 

“Kur u linda nuk kisha emër, mbiemër, nacionalitet, shtetësi, gjini! Unë jam ende ajo që isha dikur! A jam? Plagë të padukshme kanë plasur nën lëkurën time. Kufijtë kanë paralizuar dëshirat e mia”, është pjesë e një vepre që Qëndresë Deda e kishte prezantuar para audiencës sllovene.

Vepra e prezantuar në Lubjanë në fillim të këtij viti ndërthurte shkrimet e saj personale, poezinë e grafitin, në të cilat ajo shtronte pyetje mbi identitetin, lirinë dhe kufizimet që u imponohen njerëzve që jetojnë në shoqërinë e ditëve të sotme.