Kulturë

“At Eternity’s Gate” për “gjeniun e çmendur”

Nuk ka qenë asnjë piktor më i sigurt për vizionin e tij artistik, në të njëjtën kohë emocional, me probleme psikologjike dhe i izoluar, si Vincent van Goghu. Performanca e jashtëzakonshme e Williem Dafoe sjell secilën pjesë të kompleksitetit të artistit në filmin “At Eternity’s Gate” të Julian Schnabel. Me pamje mahnitëse dhe balancë të poezisë e të dramës, Schnabel na çon në jetën gjeniale dhe të mundimshme të Van Goghut, raporton Koha Ditore.

Me dekada të tëra, filmbërësit janë fascinuar nga Van Goghu, natyrisht prej “Lust for Life” (1956) me Kirk Douglas, deri te animacioni i bukur i vitit të kaluar “Loving Vincent”. Schnabel, i vlerësuar si piktor dhe regjisor i filmave, përfshirë këtu “The Diving Bell” dhe “Butetrfly”, sjell një qasje impresioniste, duke trilluar lirshëm skena të degëzuara me historinë kur i është përshtatur.

Historia që ai rrëfen, për vitet e fundit të Van Goghut, megjithatë është e njohur. I mbështetur financiarisht nga vëllai i tij Theo (Rupert Friend), Van Gogh jetoi dhe punoi në fshatin Arles, i shoqëruar për një kohë nga Paul Gauguin (Oscar Isaac). Ai vdiq në moshën 37-vjeçare në Auvers-sur –Oise.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)