Kulturë

Gazmend Freitag pjesë e panairit të artit “ART Salzburg Contemporary”

 

Në panairin e artit, i cili para pak kohe u mbajt në ART Salzburg Contemporary, publikut ndërkombëtar i është prezantuar edhe vepra “Kur e pashë për herë të parë” e piktorit shqiptar Gazmend Freitag, i cili jeton në Linz të Austrisë.

Më 1 shkurt 2019 Gazmend Freitag dhe kolegu i tij Norbert Zehm, do të prezantojnë veprat e tyre në një ekspozite të përbashkët në galerinë Artinnovation në Innsbruck, Austri.