Kulturë

Lahaj: Jetova me idenë dhe moton që “Unë jam i mundshëm”

Lahaj: Jetova me idenë dhe moton që “Unë jam i mundshëm”

Ramë Lahaj, tenori kosovar i njohur ndërkombëtarisht, i është rikthyer skenës në Kosovë për pak çaste, por kësaj here me një rrëfim nga jeta e tij. Në kuadër të TEDx, ai ndau me audiencën përvojën e tij nga e kaluara.

Në ngjarjen që u zhvillua në “Kino Armata” në Prishtinë, ai tha se jo pak herë është ballafaquar me kritika e me mungesë përkrahjeje. Ishte 21 vjeç kur nisi hapat e parë drejt karrierës së tij, raporton Koha.net.