Kulturë

Piktori i britmës njerëzore që ëndërronte vendlindjen

Iu dha lamtumira e fundit Kadër Pagarushës

Mbi sipërfaqen e kuqe me të zezë marrin formë trupi dhe fytyra e një njeriu. Është autoportreti i piktorit Kadër Pagarusha.

Në këtë rast ai bëhet si një portretizim i bukur, por edhe i çuditshëm në të njëjtën kohë i Kosovës dhe i shoqërisë së saj që ishte dikur e nuk është më, shkruan sot Koha Ditore.

Duket si një pyetje për atë se çfarë sjell e ardhmja E përmes syve të tij në këtë autoportret mund të kuptohet shumë. Ani pse ka pikturuar veten, ai përmes secilit punim ka sjellë një histori. E tillë ka qenë bota e tij artistike.

Varësisht prej punimit, automatikisht mund të kuptohet se çfarë po kalon, a ka kaluar Pagarusha. Më pas kompozicionet e figurave, qoftë ato portrete apo shpezë – pas të cilave ka qenë i fiksuar – dhe kombinimi i ngjyrave, i kanë dhënë atij namin e një artisti të madh. Megjithatë, në vendlindje, në Kosovë, nuk u njoh fort.

Kadër Pagarusha vdiq të premten e kaluar në Bruksel, ku jetoi për 44 vjet. Ishte 72-vjeçar. Iku në heshtje. Të premten iu dha lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Prizrenit, në një ceremoni krejt të thjeshtë mortore, pa shumë njerëz të pranishëm e pa ndonjë telegram ngushëllimi a përkujtimi nga kolegët e tij. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Image