Sot shënohet 116-vjetori i Kongresit të Manastirit në të cilin u vendos përfundimisht që shqipja të shkruhet me germa latine. Kongresi filloi punën më 14 dhe përfundoi më 22 nëntor të vitit 1908.
Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh pa llogaritur nënvariantet.
Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tri qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë: Gjergj Fishta, Mid'hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani.
-
“Një komb, një ABC” nëpër rrugën e shkronjave shqipe
-
Hysaj: Kongresi i gjuhës ishte një linguicid – u zhduk ADN-ja shpirtërore e shqiptarit
-
Prej fetvasë e deri te prohibicioni: Shqiptarizmi fitoi!
-
Dita e Alfabetit Shqip sjell Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe me rreth 120 mijë fjalë
-
Rama: E domosdoshme që të rezistohet për shqipen, së shpejti gjuhë zyrtare e BE-së