Kulturë

Një francez zbulon mitet

Një francez zbulon mitet

Një nga mitet më të vjetra të kulturës evropiane, të kënduar nga bardët antikë (çka e bën dhe prekursorin e epikës legjendare ballkanike e evropiane), është ai i Dioskurëvë, që në greqishten e vjetër do të thotë “bij të Zeusit”, bijtë binjakë të Zeusit me Leda-n, të cilët quheshin nga romakët Kastor dhe Pollux dhe që ishin mbrojtësit e marinarëve dhe shpëtimtarët e njerëzve në situata të dëshpëruara.

Është interesant fakti që tempulli i Dioskurëvë nuk ndodhet vetëm në Olimp dhe as vetëm në Romë, meqë romakët e huazuan këtë mit ashtu si shumë mit e të tjera greke.