Kulturë

Sir Vidia, shkrimtari që zbërtheu botën e të shtypurve

Shkimtari Sir V. S. Naipaul, që fitoi çmimin “Nobel” për letërsi, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Sir Vidia, që ishte lindur në Trindidadin rural më 1932, ka shkruar më shumë se 30 libra përfshirë edhe “A bend in the River” dhe kryeveprën “A House for Mr Biswas”, shkruan Koha Ditore.

Gruaja e tij, Lady Naipaul, e ka quajtur atë “një gjigant në gjithçka që ka arritur”. Ajo ka thënë se ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Londër, “rrethuar nga njerëzit që i ka dashur, pasi ka jetuar një jetë të mbushur me punë e kreativitet të mrekullueshëm”.

Geordie Greig, redaktor në “Sunday” dhe mik i afërt i tij ka thënë se vdekja e tij lë “boshllëk në trashëgiminë letrare të Britanisë” por nuk ka dyshim që ai “do të jetojë gjithmonë në libra”… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)