Arkeologët gjejnë kafka arinjsh 14 mijëvjeçare

Arkeologët gjejnë kafka arinjsh 14 mijëvjeçare

12 gusht 2018 23:15

Gjatë hulumtimeve në shpellën Direkli, në Kahramanmaras në Turqi, janë gjetur kafka të ariut që besohet se datojnë nga një periudhë prej 14.000 vjet më parë.

Hulumtimet në këtë shpellë, ku më parë janë gjetur mbetjet dhe objektet nga koha e paleolitit dhe epoka e akullnajave, filluan në vitin 2007.

Image

Në hulumtimet e udhëhequra nga Xhevdet Merih Erek nga Departamenti i Arkeologjisë, Universiteti Haxhi Bajram Veliu në Ankara, morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, si dhe studentë.

Hulumtuesit besojnë se kafkat e gjetura janë përdorur në ceremonitë fetare.

Ndryshe, në Direkli deri më tani janë gjetur eshtrat e brejtësve, mishngrënësve dhe barngrënësve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme