Një agjent sekret amerikan, i cili për shkak të punës futet në situata të rrezikshme, ndahet me gruan që e dashuron, sepse nuk do që ajo të përballet me këto rreziqe. Kjo është pjesë e rrëfimit të “Mission: Impossible – Fallout” dhe po ashtu është premierë e “The Spy Who Dumped Me” (Spiuni që më braktisi), që nisi të shfaqet në kinema në fillim të gushtit.
Komedia, me regji të Susanna Fogel (që e ka shkruar edhe skenarin bashkë me me David Isersonin), nis me spiunin, Drew, (që luhet nga Justin Theroux), i cili shihet duke u endur nëpër një market në Vilnius të Lituanisë, ku merr vesh për një kërcënim, kundër të cilit nis të armatoset rastësisht me pajisjet e para shtëpiake që mund t’i rrëmbejë, shkruan Koha Ditore.
Por pastaj shpërthen kaosi, tregtarët e klientët strehohen dhe Drew i rrah disa prej sulmuesve, i tejkalon të tjerët dhe ia del të largohet në një ndërtesë të zymtë për një moment sigurie – për t’u riarmatosur, për t’u përgatitur për raundin tjetër me ndjekësit dhe për t’u ndarë nëpërmjet një telefonate me të dashurën e tij, Audrey (Mila Kunis), e cila jeton në Los Angeles.
Derisa Drew shihet tek shfaq një armë nga kamera, Audrey na prezantohet në film duke bërë të njëjtën gjë – me një armë të kaltër plastike, që është pjesë e një videoloje me të cilën është duke luajtur në një bar ku ajo dhe një grup miqsh janë duke festuar për ditëlindjen e saj... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)