Një vështrim i animuar për tragjedinë e Gazës

Një vështrim i animuar për tragjedinë e Gazës

12 August 2018 16:23

Për tri ditë radhazi, Amal qëndroi e shtrirë përtokë. Fëmija kishte mbetur i lënduar nga një sulm me bombë i Forcave Mbrojtëse izraelite, në një godinë në pjesën rurale të qytetit të Gazës, dhe ishte lënë e shtrirë aty së bashku me disa anëtarë të vdekur të familjes së saj.

Ajo ishte lënduar në kokë, ishte pa ndjenja dhe secili që i shpëtoi kësaj tragjedie ishte i sigurt se ajo nuk ishte ndër të gjallët. Derisa, pas tri ditëve, kushëriri i saj, i tmerruar nga sulmi, mori një shkop dhe filloi t’i godiste trupat e shtrirë. Ai u soll përreth tyre duke i goditur, me shpresë se, duke vepruar në këtë mënyrë, ai do të mundë t’i zgjonte familjarët e tij dhe t’i kthente sërish në jetë. Por të gjithë trupat qëndruan të ngrirë në vend. E vetmja që papritur shfaqi shenja jete ishte Amal. Vajza rioshe, e cila ishte goditur në kokë filloi të lëvizte, dhe krejt papritur u ngrit në këmbë, shkruan Koha Ditore.

Vajza e cila “erdhi përsëri në jetë”, siç rrëfehet në filmin dokumentar “Samouni Road”, është protagonistja kryesore në filmin e regjisorit Stefano Savona, që është shfaqur në Festivalin e Filmit në Jerusalem.

Ajo e drejton regjisorin përmes rrugicave të lagjes së saj, mes shtëpive të shkatërruara nga bombardimet e Forcave Ajrore të Izraelit dhe, së bashku me nënën, vëllanë dhe anëtarët e familjes së gjerë të saj, ajo na e shpërfaq historinë e familjes Samouni, e cila humbi 29 anëtarë në një sulm ushtarak mes muajve dhjetor 2008 dhe janar 2009... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme