Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Distant Constellation”, filmi më i mirë në DokuFest 2018

Me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, është përmbyllur edicioni i 17-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Në këtë edicion u shfaqën 260 filma në 10 kinematë e qytetit të Prizrenit, kurse çmimin “Best Balkan Wining Film” e mori “Distant Constellation” nga Shevaun Mizrahi, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nita Deda, drejtoreshë e DokuFestit, shpalli filmin “Më të mirë për audienca të reja”, “Minding the Gap”. Po ashtu, Deda shpalli filmin “Momsy” si filmin më të mirë në kategorinë “Best Balkan Newcomer”.

Publiku këtë vit shpalli fitues filmin lokal “Triumf”, që flet për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit dhe dronin e famshëm në Beograd.

Çmimi për filmin “Filmi më i mirë kombëtar” shkoi për “Në Pritje”.

Filmi “Rutinë” fitoi çmimin e “Distribuimit”.

Në kategorinë e “Filmave të Shkurtër Ndërkombëtarë”, mirënjohje speciale iu ndanë filmave “Third Kind” dhe “No Man is an Island”. Ndërsa, çmimin në këtë kategori e fitoi filmi “Gardhi” i Lëndita Zeqirajt.

Çmimi i “Dokumentarit më të mirë të gjelbër” shkoi për “Wild Relatives”.

Mirënjohje në kategorinë e të “Drejtave të Njeriut” mori filmi “On her shoulders”, ndërsa fitues i kësaj kategorie u shpall filmi “A Woman Captured”.

Çmimi Best International Dox shkoi për “Meteors” nga regjisori Gurcan Keltek kurse çmimi International Short Dox shkoi për filmin spanjoll “Aliens” nga Luis Lopez Carrasco.

Mirënjohje speciale në kategorinë e “Dokumentarit më të Mirë Ballkanik” mori filmi “Home of Resistence”.