Më 24 shkurt, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV) - në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) hapën një ekspozitë me fotografi të përzgjedhura nga fushata #ecokosovo në Bibliotekën Kombëtare.
Kjo ekspozitë, me 103 fotografi të zgjedhura nga më shumë se katërqind që janë paraqitur në fushatën avokuese online në temën mjedisi dhe shëndeti, qëndroi e hapur në objektin e Bibliotekës deri më 28 shkurt.
Që nga dita e sotme ekspozita është zhvendosur në sheshin Nëna Terezë ku do të qëndrojë e hapur deri të hënën në mbrëmje, 6 mars.
“Prej nëntorit deri në dhjetor 2016, #ecokosovo-së i kanë arritur mbi 400 foto aplikime. Fotografitë janë dorëzuar online me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mjedisin dhe shëndetin në Kosovë. Fushata ishte e suksesshme dhe u paraqit si sfidë e vështirë për pesë anëtarët e jurisë të cilët kishin për detyrë të zgjedhin vetëm tre fitues nga të gjitha aplikimet. Me një temë të gjerë mjedisi dhe shëndeti në Kosovë, pjesëmarrësit ishin të lirë të shkrepin foto të Kosovës dhe mjedisit të saj ashtu si ata e shohin dhe e përjetojnë”, thuhet në njoftimin për media nga UNDP.
-
Hapet për publik ekspozita #ecokosovo
-
“Insta Green”, ekspozitë për bukuritë e natyrës së Kosovës dhe dëmet që po i bëhen
-
Fotografi nga tmerret e luftës shpalosen në Prishtinë
-
Në Prishtinë u hap Ekspozita “Lobimi përmes aparatit fotografik” nga Blerim Uka
-
“Kosova në 100 fotografi” gjurmëve të trashëgimisë dhe identitetit