Kulturë

Shenjtorja jonë Nënë Tereza, lutu për shqiptarët

Shenjtorja jonë Nënë Tereza, lutu për shqiptarët

Murgeshat shqiptare ishin shumë të respektuara në shoqërinë shqiptare. Ato ishin rëndi më i nderuar i gjinisë femërore. Ishin të dalluara për kodin e tyre moral dhe për uniformën shumë serioze. Murgeshat ishin të qeta dhe punonin si bleta natë e ditë. Familjet që dërgonin bijat e veta në këto misione ishin shumë të nderuara. Ato që bënin shërbime në qytete shumë herë punonin nëpër spitale.

Për murgeshën tonë të famshme Nënën Tereze kisha dëgjuar nga murgeshat shqiptare të Malësisë dhe Kosovës, shkruan Gjekë Gjonlekaj, ish gazetar i |Zërit të Amerikës”, aktualisht botues në New York. Ato flisnin me shumë dashuri e respekt për Nënën tonë të Madhe, siç këndoi më vonë Shkurte Fejza. Murgeshat shqiptare kishin dëgjuar shumë për Nënën tonë të famshme nga meshtarët dhe murgeshat kroate. Pavarësisht se Nëna Tereze ishte bërë e njohur botërisht në vitet 60’ informacionet komuniste e kombeve të ndryshme të Jugosllavisë nuk i kishin dhënë ndonjë rëndësi misionit të saj bamirës. Natyrisht se përkatësia e saj kombëtare mund të kishte qenë një pengesë që ajo të mos bëhej e njohur në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare në ish-Jugosllavi.