Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
KTV programi

Mosgatishmëria për të luftuar korrupsionin rrezikon të ardhmen e Kosovës

Viti 2016 u mbyll pa asnjë rast të formës së prerë, të korrupsionit të nivelit të lartë.

Edhe pesëmujori i këtij viti e pati të njëjtin përfundim, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mungesa e rezultateve për luftimin e kësaj dukurie, sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, dëshmon për mosgatishmëri dhe dështim të institucioneve në luftë kundër korrupsionit.

Ata madje alarmojnë për rrezikun që po i kanoset të ardhmes së Kosovës, duke pasur parasysh edhe ngecjet në rrugën drejt integrimit evropian. Institucionet, sipas tyre, deri më tani nuk po tregojnë gatishmëri serioze, guxim dhe as profesionalizëm për të arritur rezultate konkrete.

Një ditë më parë “Koha Ditore” ka raportuar se Brukseli vazhdon të jetë i palëkundur sa u përket kushteve për liberalizim të vizave. I ka përmendur sërish dy kushtet: ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë rritjen e numrit të dënimeve, e jo vetëm të hetimeve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.