Emisioni Express sikur çdo fillim javë, edhe këtë të hënë sjellë për shikuesit në Kohavision materiale nga më të ndryshmet nga arti dhe kultura.
Si u shënua 20 vjetori i të përditshmes numër një në vend, “Koha Ditore”? Çfarë e karakterizoi koncertin gala “Sopranot”, i cili mblodhi në një vend disa prej sopranove më në zë që ka Kosova? Kush ishte mysafir special në këtë koncert?
Si nisi maratona e koncerteve të festivalit të 12-të të muzikës klasike dhe eksperimentale, “Dam”? Çfarë i karakterizoi tri mbrëmjen e para dhe kush do të mbaj koncert sonte?
Dy vjet pas realizimit të filmit, u shfaq premierë “Tisa”, film i regjisorit Valter Lucaj, i cili u dedikohet viktimave të lumit Tisa. Pse u vonua premiera e filmit? Si e konsiderojnë përvojën në film aktorët e tij? Ku pritet të shfaqet premiera botërore?
Për këto dhe ngjarje të tjera kulturore në vend dhe botë, mund ta shikoni emisionin “Express” në KTV në ora 18:00 ndërsa në TV Arta në ora 20:00!