KTV programi

“N’ Shpi” emisioni i ri argëtues

Teksa jemi duke numëruar mbrapsht ditët e fundit të gushiti, së shpejti në Kohavision do të hapet sezoni i ri televiziv i cili fillon nga 7 shtatori. Bashkë me rifreskimin dhe llojllojshmërinë në program, KTV-ja do të sjellë edhe programe të reja televizive. Një ndër to do të jetë edhe emisioni televiziv argëtues nën drejtimin e Erjona Gjikollit dhe Armend Shalës.
Një format unik televiziv i cili të shtunave mbrëma do t’ju mbushë me argëtim dhe energji pozitive. Për detaje të tjera rrini në hap me paralajmërimet që do të vijnë së shpejti përmes koha.net dhe videove promovuese të emisionit.