Në vend se t’i ndante dhe t’i pajtonte të birin e tij dhe një djalosh nëntëvjeçar gjatë një grindjeje mes tyre në rrugë, një person nga qyteza Hinwil në Zvicër, e ka rrahur edhe vetë fëmiun tjetër, që në këtë video dëgjohet duke marrë udhëzime në shqip.
Zënka mes dy djemve është kapur nga kamerat dhe ka mbërritur te babai i fëmiut të rrahur, ka shkruar të enjten “20min.ch”.
“Ma theu zemrën kur e pashë të birin tim të shtrirë aty dhe duke qajtur”, ka thënë B. S (38) nga Hinwil, babai i fëmiut të rrahur. “Si mundet një i rritur ta bëjë një gjë të tillë? Nuk bën ta rrahësh dikë, posaçërisht një fëmijë”.
Kjo ngjarje ka ndodhur rreth dy javë më parë.
“I biri im e vizitoi nënën time atë të premte dhe kur doli jashtë të luante atë pasdite, babai i atij djaloshit tjetër i foli përmes dritares”, ka sqaruar ai.
Nuk do të kalonte shumë kohë dhe dy djemtë do të grindeshin.
Edhe
Goditja ndaj gjyqtarit bëhet temë në Zvicër, sulmuesi dyshohet se është shqiptar
“Në video shihet se babai e lejon të birin e tij ta sulmojë B. Pastaj ndërhyn edhe vetë. Nuk shihet mirë në video, por ai e goditi fëmijën tim në fytyrë – dhe pastaj godet edhe një herë, por nuk e qëllon”, vazhdon ai. I biri i tij ra në tokë, ku ia nisi të qante. Në fotografi ai shihet se ishte dërguar në spital, për t’iu dhënë ndihma mjekësore.
Babai i fëmijës së rrahur ndërkohë ka paraqitur padi.