Të mërkurën në mbrëmje, një lokal (kafiteri) në Vushtrri është kapluar nga zjarri.
Policia e Kosovës është informuar për rastin dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ashtu si edhe zjarrfikësit ku kanë vërejtur se nga zjarri të rrezikuar ishin edhe banorët.
“Me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë vërejtur se tymi që po dilte nga lokali ishte rrezik potencial për banorët që banonin sipër në atë ndërtesë”, ka njoftuar PK-ja.
Zyrtarët policorë në rrethana të tilla, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, kanë depërtuar brenda hapësirave të lokalit për të vërtetuar se a ndodhej ndonjë person në lokal si dhe i kanë hapur dritaret për lirimin e tymit në pjesën tjetër.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë arritur njësia e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin që rrezikonte të përhapej.
Përveç dëmeve material të lënduar nga ky incident nuk ka pasur.
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren
-
Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion
-
Dëme të konsiderueshme nga zjarri në një objekt afarist te zona industriale
-
Një i lënduar si pasojë e zjarrit në një lokal në kryeqytet