Zjarre të shumta janë raportuar në rajonin e Prizrenit orëve të fundit. Së fundmi janë raportuar zjarre në Bllacë, Mushtisht, Suharekë dhe në komunën e Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai ka thënë se njësitë e zjarrfikësve dhe policisë po bëjnë gjithçka që munden për të ndalur zjarrin, por ka shtuar se deri tash akoma s’është arritur një gjë e tillë në të gjitha zonat.
Ai ka thënë se “zjarret mbesin aktive, jo në përmasa aq të mëdha, por nuk janë lokalizuar totalisht”.
Sa i përket zjarrit në Delloc të Suharekës, ku zjarri ishte më i madh, Gashi ka bërë të ditur se ai është shuar dhe se njësitet e zjarrfikësve dhe policia janë tërhequr nga ajo zonë, pasi që s’ka më rrezik të përhapjes.
“Në pjesën verilindore të Suharekës, në trekëndëshin Duhël, Dragavc dhe Biraq shihen vatra të zjarreve. Njësitet janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën, por konfiguracioni i terrenit është shumë i papërshtatshëm për intervenim. Nga raportet që vijnë nga tereni nuk paraqet rrezik për banorët dhe shtëpitë e tyre”, ka thënë Gashi.
Policia e Kosovë ka apeluar për qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe të vetëdijesohen që për një pastrim të një are nuk vlen të rrezikohet me zjarre.
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Veç të hënën, 41 vatra të reja të zjarrit në Kosovë
-
Shumë zjarre në ditën kur u shënuan temperatura rekorde në disa komuna
-
Komuna e Prishtinës njofton për “situatë alarmante” nga zjarret dhe erërat e forta
-
Zjarret e mëdha lënë disa qytete pa rrymë