Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarr në një qendër tregtare në Ferizaj

Rreth orës 22:30, në qendrën tregtare “Fin Center”, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj ka shpërthyer një zjarr.

Zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Deri në momentin e raportimit, nga Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse ka ndonjë të lënduar e as cila është shkalla e dëmit.