Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zihet duke shitur biçikletën e vjedhur, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjakovë është zënë duke e shitur një biçikletë të vjedhur. Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se është zënë në flagrancë duke e shitur biçikletën e vjedhur pronë e viktimës mashkull kosovar. Biçikleta i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm