Në fshatin Zhur të Prizrenit, dje në orët e para pas mesnatës, janë arrestuar katër persona.
Kjo pasi njëri nga ta, i dyshuari shqiptar i Kosovës, pasi që është rrahur nga pronari i lokalit dhe dy punëtorët e tij të dyshuar shqiptarë të Kosovës, i njëjti i ka vënë zjarrin garazhit të pronarit të lokalit.
Si pasojë e zjarrit, janë djegur një veturë, një motoçikletë dhe disa gjësende tjera.
Policia bën me dije se katër të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuari i rrahur ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahje mes disa personash, njëri ndez zjarr afër shtëpisë së një tjetri
-
Arrestohen 4 persona në Prizren, sulmuan dhe e futën në veturë me forcë një burrë
-
Arrestohen dy persona për djegien e trafos së rrymës në Prizren
-
Arrestohen katër të dyshuar për djegien e katër veturave në Prishtinë
-
Ndezi cigare pasi e mbushi veturën me gaz, përfshihet nga flakët automjeti, katër të lënduar