Policia e Kantonit Zug ka bërë një shpallje kërkimi për një grua shqiptare nga ky regjion, e cila rezulton e humbur nga dita e djeshme (29 maji).
Sanije Aliti është parë së fundi të hënën , më 29 maj rreth orës 9.15 në Klinik Zugersee në Oberwil të kantonit Zug, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton albinfo.ch. Përmes këtij njoftimi kërkohet ndihma e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip.
Kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë (blazer) të zi, të shkurtë dhe atlete të zeza.
Të gjithë ata që kanë informata lidhur me vendqëndrimin e saj, janë të lutur nga Policia e Zugut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41.
