Një vajzë në Skenderaj është larguar nga shtëpia dhe pastaj përmes telefonit ka kanosur nënën dhe motrën e saj.
Rastin që thuhet se ka ndodhur më 11 tetor, në polici e ka paraqitur të enjten nëna e vajzës.
“Rr. Sala Hamit Jashari, Skenderaj 11.10.2023 – 18:00. Më 19.10.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e dyshuara femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe përmes telefonit kontaktues i ka kanosur nënën dhe motrën e saj. Sipas tyre nuk dihet vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.