Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një vajzë në Skenderaj

Është zhdukur një vajzë nga Komuna e Skenderajt.

Policia e ka konfirmuar rastin për Koha.net, duke treguar se ajo është larguar nga shtëpia dje, ditë e enjte.

“Rasti është paraqitur në polici, në një nga stacionet policore të rajonit të Prishtinës, sot rreth orës 14:00, ku një burrë ka treguar se dje, më datë 27, rreth orës 08:15, ajo është larguar nga shtëpia”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Jo zyrtarisht, Koha.net mëson se bëhet fjalë për vajzën që ka inicialet A.D.

Hoxha, tutje tha se i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe tani janë duke bërë hetime.