Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një vajzë në Gjakovë

Në Gjakovë, babai ka raportuar dje në polici në ora 12:45 se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka informuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitë policore thuhet të jenë duke kryer hetime lidhur me rastin.