Që nga dita e martë, mungon çdo gjurmë e 64-vjeçarit Idriz Muriqi nga fshati Vitomiricë i Pejës, i cili që nga ajo ditë është shpallur i zhdukur dhe policia është në kërkim të tij.
Sipas familjarëve, të martën ai kishte dalë nga shtëpia rreth orës tetë të mëngjesit. Meqenëse nuk ishte kthyer më në shtëpi, familjarët fillimisht e kishin kërkuar vetë, e pasi nuk e kanë gjetur, e kanë raportuar rastin në polici. “Ende nuk e kemi gjetur. Jemi edhe ne duke e kërkuar”, thotë djali i vëllait të zhdukurit.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibra, tregoi të premten për KD-në se ende nuk e kanë gjetur Idriz Muriqin. “Personi është në kërkim. Janë duke u intervistuar personat që e kanë parë apo kanë mund me pa.
Hetuesit në nivel të stacionit janë duke e kërkuar dhe janë disa afate kohore që rasti pastaj mund të kalojë në nivel të hetuesve rajonalë”, thotë Ibra. Idriz Muriqi ka qenë duke punuar si mësimdhënës i lëndëve teknike në shkollën e mesme teknike në Pejë.
Drejtori i kësaj shkolle, Arben Gjikolli, tregon se Muriqi që një muaj ka dalë në pushim mjekësor, për shkak të një sëmundjeje të rëndë që ka. “Për shkak të sëmundjes ai pati ra goxha në depresion”, thotë Gjikolli.
-
Raportohet i zhdukur një burrë në Ferizaj
-
Dyshime për helmim të disa nxënësve në një shkollë në Vitomericë të Pejës
-
Zhduket një burrë në Malishevë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij
-
Komuna e Malishevës kërkon ndihmë në gjetjen e një 60-vjeçari
-
Një burrë raporton në Polici se djali i është zhdukur që nga 2 korriku