Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten një grua është raportuar e zhdukur në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë ajo ka dalë nga shtëpia që nga e enjtja e javës së kaluar (10 gusht) dhe nuk është kthyer më.
"Një femër kosovare me datën 17.08.2023 ka raportuar se viktima femër kosovare me datën 10.08.2023 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.
Gjithashtu një grua tjetër është zhdukur në Han të Elezit.
Sipas raportit të Policisë ajo është zhdukur nga e mërkura.
“Ankuesi mashkull kosovar me datën 17.08.2023, ka raportuar se viktima femër kosovare - ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.