Policia e Kosovës i ka ftuar qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e Ilaz Sejdiut, i zhdukur që nga 17 gushti i këtij viti.
Sipas autoriteteve, 90-vjeçari banon në fshatin Greme dhe kishte dalë nga shtëpia në orën 07:10, por s'ishte kthyer më. Herën e fundit ai kishte veshur pantallona dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe plis të bardhë.
“Ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur. Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve. Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftimin policor.