Policia e Kosovës ka njoftuar se një paciente është larguar nga Qendra e Shëndetit Mendor të Mitrovicës dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Më 25.03.2022 ankuesja femër kosovare, drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor, ka raportuar se nga kjo Qendër është larguar pacientja-viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Në 24 orët e fundit në polici ishte raportuar edhe për një person të zhdukur nga Qendra Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë dhe Psikiatrikë në Shtime.