Afro dy mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në thellësi të një pylli në fshatin Fllomo të Dropullit.
Policia e Gjirokastrës pasi kishte marrë informacion në rrugë operative organizoi dhe operacionin për parcelat me drogë.
Bimët e kanabisit u shkatërruan, ndërkohë që nuk është kapur akoma autori i kultivimit, i cili është shpallur në kërkim.
Një javë më parë Policia e Gjirokastrës zbuloi në Dropull, në fshatin Sopil 120 rrënjë kanabis për të cilat hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit së bashku me një punonjës të Bashkisë së Dropullit. /ABC News .
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden tri plantacione të mbjella me kanabis në pyllin e një fshati në Podujevë
-
Zbulohen 180 rrënjë kanabis në Bllacë të Shkupit
-
Ekstradohet nga Shqipëria për kultivimin e 1200 bimëve narkotike, kërkohet paraburgim ndaj tij
-
18 bimë kanabisi të mbjella në shtëpi, arrestohet i dyshuari
-
Në Gjakovë identifikohet një lokacion i mbjellë me bimë narkotike