Një burrë nga fshati Bukosh i Vushtrrisë ka raportuar se dy persona ia kanë uzurpuar pronën e tij.
Në njoftimin e Policisë të premten thuhet se ankuesi ka raportuar se prona me sipërfaqe 5-6 ari është uzurpuar, derisa ai posedon fletën poseduese për të.
“Me datë 19.01.2023 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovar i kanë uzurpuar tokën e tij një sipërfaqe prej 5-6 ari për të cilën posedon fletën poseduese. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm