Një grua në Vushtrri ka humbur jetën të martën, pasi ka rënë në bunar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 14:00.
Trupi i viktimës është nxjerr nga zjarrfikësit, ndërsa vdekja e saj u konstatua nga mjeku.
“Vushtrri 06.06.2023 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare ka rënë në bunar. Njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua vdiq pasi ra në bunar në Gjilan, Policia e cilëson si “vdekje të dyshuar”
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Gruaja humb jetën pasi bie në një pus në Ferizaj
-
Humb jetën një person pasi ra në një bunar në Gjilan
-
Bie nga lartësia dhe humb jetën një e moshuar në Fushë-Kosovë