Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua vdiq pasi ra në bunar në Gjilan, Policia e cilëson si “vdekje të dyshuar”

shiriti

Ilustrim

Një grua në Gjilan ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë në bunar. Rastin në Polici e ka raportuar bashkëshorti i saj.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerrë trupin e pajetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.