Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një shqiptar nga Poumi i Strugës

Një 23-vjeçar shqiptar nga fshati Poum i Strugës ka mbetur i vrarë, ndërsa shoku i tij është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Strugë, kur mbi dy të rinjtë u qëllua me armë zjarri.

Burimet policore kanë bërë të ditur për AlsatM se personi me iniciale U. B. i lindur në vitin 1997 nga fshati Poum ka gjuajtur me armë mbi personin Z. B. I lindur në vitin 1996 dhe V.B I lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë.

Për shkak të të shtënave me armë, 23-vjeçari Z.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë që shoku i tij, V.B. është dërguar në spitalin e Strugës.

Autori, që ka qëlluar me armë siç njoftojnë nga policia, është paraqitur me pas vete në stacionin policorë të Strugës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm