Një person dyshohet se është vrarë në veriun e Mitrovicës.
KosovaPress ka fotografinë nga vendi i ngjarjes ku shihet personi i shtrirë në rrugë afër veturës Ford Focus me targa të Krushevcit (qytet në Serbi) e që me gjasë është e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti ka ndodhur në rrugën “Car Dushan” rreth orës 5 e 30 të mëngjesit.
Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në veri të Mitrovicës, Zhelko Bojiq.
“Ajo që mund të konfirmoj deri më tani është se në trupin e viktimës vërehen plagë. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Bojiq.
Edhe zëvendësi i tij Besim Hoti konfirmon rastin duke thënë se dyshohet se bëhet fjalë për vrasje pasi që ka gjak në pjesën e barkut.
Sipas Hotit, ende nuk dihet për identitetin e tij pasi që viktima nuk ka dokumente me vete.