Një person është vrarë e disa të tjerë janë plagosur pas një përleshje në fshatin Dragobil të Malishevës.
Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia në Malishevë ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjeksore në qendrën e mjeksisë familjare në Malishevë. Policia menjëherë ka shkuar në lokacion”, thuhet në njoftim
Sipas Policisë dyshohet se reth 9 persona kanë marrë pjesë në rrahje.
“Si pasojë e lendimëve të marra mjeku ka kanstatuar vdekjen e një personi. Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit, personat e dyshuar të involvuar janë arrestuar dhe poashtu 2 automjete janë konfiskuar. Eshte inicuar rasti ‘vrasje’ dhe 'pjesmarrje në rrahje' , ku hetimet dhe veprimet e metejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorine kompetente”, thuhet tutje në përgjigijen e policisë.