Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një 54-vjeçar në Lipjan, dyshohet vrasës të jetë vëllai i tij

Një 54-vjeçar është vrarë në fshatin Tërbovc të Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KTV-në, se policia rreth orës 13:00 është njoftuar për vrasjen e një personi në Lipjan.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me vrasje, ku viktima: M.G. 54 vjeç, nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra. Personi i dyshuar është identifikuar dhe po kërkohet nga policia”, ka thënë Ahmeti për KTV.

Ajo tha se policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë vrasje.

Koha.net merr vesh se i dyshuari që po kërkohet nga policia është vëllai i viktimës.