Dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali u vranë sot në mëngjes në afërsi të zonës Zooteknike të Shkodrës.
Ata janë ekzekutuar në banesën e tyre në lagjen Kiras, në afërsi të shkollës.
"Ngjarja e rëndë ka tronditur edhe zonën përreth. Autorët pas ekzekutimit janë larguar me shpejtësi dhe uniformat blu kanë mësuar pak minuta më vonë për një makinë të djegur në zonën e Livadheve. Dyshohet se ajo është përdorur nga autorët por ende nuk është konfirmuar nga policia”, informon nga vendngjarja gazetari i RTV Ora, Bepin Kolvata.
Kush është Astrit Bilali?
Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit i cili është ndaluar nga policia në kuadër të operacionit Volvo 4 si i akuzuar si pjesë e grupit Bajri. Asmeri është përfolur dhe për ngjarjen e shtatorit të vitit të shkuar kur është ekzekutuar me armë Arian Ferracaku. Në atë kohë u dyshua se vrasësit ngatërruan shënjestës pasi Ferracaku ishte mik i Bilalit dhe të dy kishin ngjashmëri me njëri tjetrin, madje dhe kishin pasion kuajt./oranews