Një person në shtëpinë e pleqve ka vdekur pasi është goditur nga dera e rrethojave të oborrit.
Sipas njoftimit nga Policia, personi i cili e ka shtyrë derën është arrestuar si i dyshuar, ndërkaq Policia e ka cilësuar “vrasje nga pakujdesia”.
“Viktima është dërguar në QKMF në Istog dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësit relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person në Istog pasi dyshohet se ra nga një objekt banesor
-
Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Istog, dyshohet se ra nga lartësia
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
-
Gjendet i vdekur një person në Istog
-
Gjendet i vdekur në bodrumin e shtëpisë një person në Istog