Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një person ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur të hënën me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar, ka njoftuar Policia të martën në raportin 24-orësh.

Si pasoj e të shtënave me armë, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

 

Artikuj të ngjashëm