Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasje në tentativë mbrëmë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Perandori Dioklecian” në Prishtinë, ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Në raportin policor thuhet se disa të dyshuar duke vozitur me veturë kanë shtënë me armë zjarri drejt një viktime mashkull, të cilin e kanë goditur në këmbë.

Nuk janë bërë të ditura motivet e të shtënave drejt këtij personi, megjithatë viktima nga lëndimet e marra është dërguar në QKUK.

Pas tretmanit mjekësor ai është liruar, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë cal-7 mm dhe po ashtu kanë sekuestruar edhe veturën e cila dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Artikuj të ngjashëm